Vlerësimi
Bisedë e detajuar dhe testime funksionale për të gjetur burimin e problemit, jo vetëm vendin ku dhemb. Kjo konsultë është falas.
Ordinancë private ku ju trajton personalisht PT Dea O. Beka. Ju mirëpres për një konsultë të detajuar dhe një plan trajtimi të personalizuar.
Trajtojmë
Ordinanca
Vlerësimi i parë nuk kushton. Ju themi hapur nëse fizioterapia ndihmon në rastin tuaj dhe, nëse jo, ku të drejtoheni.
Ju vlerëson dhe ju trajton i njëjti person. Plani rishikohet sipas përparimit tuaj, jo sipas një skeme të paracaktuar.
Shtatë terapi bashkëkohore që kombinohen sipas problemit tuaj konkret, të shpjeguara pa terma të panevojshëm.
Shërbimet
Rrallë përdoren të izoluara. Zakonisht dy ose tri prej tyre bashkohen brenda së njëjtës seancë, sipas asaj që shfaq vlerësimi.
Kush do t’ju Trajtojë
PT Dea O. Beka
Fizioterapeute · Themeluese e Elevate
Fizioterapeute e diplomuar dhe e licencuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës, e specializuar në trajtimin e dhimbjeve muskulare, gjendjeve post-traumatike dhe problemeve ortopedike.
Personi që ju vlerëson në seancën e parë është i njëjti që ju trajton deri në fund. Nuk e ritregoni historinë tuaj çdo javë.
Fushat e Trajtimit
Nëse nuk e gjeni gjendjen tuaj në listë, na shkruani. Konsulta është falas.
Më e shpeshta
Arsyeja më e shpeshtë e vizitës. Trajtohet burimi i problemit, jo vetëm vendi ku ndihet dhimbja: qëndrimi, muskujt e tendosur dhe mënyra si lëvizni gjatë ditës.
Probleme të nyjeve, muskujve, tendinave dhe ligamenteve, nga ngurtësia e kyçit deri te dhimbjet e gjurit apo shpatullës.
Rehabilitim i lëvizjes dhe i kontrollit muskular në gjendje me origjinë neurologjike, me ritëm të përshtatur sipas progresit tuaj.
Menaxhim i dhimbjes dhe ruajtje e lëvizshmërisë në sëmundje reumatike, me ngarkesë të dozuar me kujdes.
Vlerësim dhe trajtim fizioterapeutik për fëmijë, me qasje të butë dhe ritëm të përshtatur sipas moshës.
Program i strukturuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale: fillimisht rikthimi i lëvizjes, pastaj forca dhe në fund ngarkesa e plotë.
Nga faza akute deri te rikthimi i sigurt në stërvitje, me kritere të qarta për kalimin nga një fazë në tjetrën.
Procesi
Rruga është e strukturuar. Përmbajtja e saj është vetëm e juaja.
Bisedë e detajuar dhe testime funksionale për të gjetur burimin e problemit, jo vetëm vendin ku dhemb. Kjo konsultë është falas.
Ju shpjegohet çfarë po ndodh, sa seanca parashikohen dhe cilat janë hapat. Pa terma të panevojshëm.
Terapitë kombinohen dhe përshtaten seancë pas seance, sipas mënyrës si përgjigjet trupi juaj.
Dilni me një program që dini ta bëni vetë dhe me udhëzime të qarta për ta ruajtur rezultatin.
Video
Pamje nga seancat e vërteta. Kaloni mbi një klip për paraparje, klikoni për ta parë me zë.
Çdo trajtim përshtatet sipas nevojave dhe tolerancës suaj.
Ngroh indet në thellësi dhe lehtëson dhimbjen, pa kontakt.
Trajtimi i pikave të ngërçit që shkaktojnë dhimbje të përsëritur.
Terapi e kombinuar, e përshtatur sipas gjendjes suaj.
Puna nuk mbaron te aparati; vazhdon me lëvizje.
Stimulim i butë i lëvizjes te fëmija, me ritëm sipas moshës.
Terapi manuale pas lëndimit ose imobilizimit.
Na tregoni me pak fjalë çfarë ju mundon. Ju themi sinqerisht nëse mund t’ju ndihmojmë dhe, nëse jo, ku duhet të drejtoheni.